
Rozeta Hajdari
Me dyer të mbyllura për publikun dhe mediat edhe sot ka filluar seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë.
Më 10 prill të vitit 2022 një aksident kishte ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ishte aksidentuar një fëmijë, në këtë aksident ishte e përfshirë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Edhe seanca e parë u mbajt e mbyllur për publikun me kërkesë të mbrojtjes së ministres.















