Mbyllen 11 lokale dhe iniciohet procedurë për 70 persona fizik në Malishevë, shkaku për mosrespektim të vendimeve gjatë pandemisë

E publikuar: 06/05/2020 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Inspektorati komunal në Malishevë dhe Policia e Kosovës, prej fillimit të aplikimit të masave për subjektet afariste dhe lëvizjes së kufizuar të qytetarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19, i kanë mbyllur 11 subjekte afariste, si dhe janë iniciuar procedurë për 70 persona fizik, për mosrespektim të këtyre masave.

Kështu ka bërë të ditur sot, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Dibran Kastrati, bazuar në raportet e inspektimeve të inspektorëve në Komunën e Malishevës, nga fillimi i zbatimit të masave, e deri më sot.

Drejtoria e Inspektoratit në Malishevë, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve afariste, që në përpikëri ti zbatojnë vendimet për punë të subjekteve afariste dhe për lëvizje sipas orarit të paraparë, ose në të kundërtën do të ballafaqohen me ligjin, për mosrespektim të vendimeve.

“Qëllimi i vendimeve për kufizim në lëvizje, si dhe për mënyrën e funksionimit të subjekteve afariste, është mbrojtja e jetës së banorëve, si pasojë e prezencës së virusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.