Mbrojtja e Tahirit nga Rama, Vasili: Krimi e fitoi publikisht Kryeministrin

E publikuar: 26/10/2017 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Petrit Vasili gjykon se me votimin kundër arrestimit të Saimir Tahirit, “krimi e fitoi publikisht Kryeministrin dhe shqiptarët sot janë pa kryeministër.”

“Kriminalizim i qeverisjes u vulos me votimin e djeshëm të maxhorances se Rilindjes, – shkruan Vasili në Fb. – Ky votim eshte nje faqe e zeze e pashlyeshme moralisht dhe politikisht per kryeministrin,qe ka derdhur tonelata te tera morali, hipokrizie dhe dengla puritanizmi ne publik e kudo gjetke.

Sot edhe shqiptari me indiferent e ka shume te qarte se ne krye te qeverise eshte nje hipokrit pa principe, hysmeqar te krimit, te shkretuar nga idete dhe te boshatisur nga morali dhe integriteti njerezor.

Dje krimi fitoi publikisht nje mik kryeminister, qytetaret humben perfundimisht kryeministrin ndersa media zbuloi sharlatanin arrogant te trembur nga fjala e lire.”