Mbrojtësi i Lyonit, Marcelo: Mbappe kundërshtar më i vështirë se Messi

E publikuar: 22/02/2019 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendërmbrojtësi i Lyonit, Marcelo ka thënë se më vështirë e pati të luajë kundër Kylian Mbappes këtë sezon sesa kundër Lionel Messit.

Mbrojtësi brazilian u takua Messin dhe Barcelonën në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve , ku ndeshja përfundoi me barazim 0-0 përpara ndeshjes kthyese në Camp Nou më 13 mars.

Por, Marcelo ka thënë se mbulimi i argjentinasit Messi ishte më i lehtë sesa ai në Ligue 1 ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj PSG-së.

“Lojtarët që kam luajtur kundër tyre në kohët e fundit janë në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka thënë fillimisht Marcelo për Goal.

“Duke luajtur kundër Mbappes këtë sezon, pata më shumë punë”.

“Messi nuk luajti shumë mirë [të martën] dhe Mbappe, me shpejtësinë, pozicionimin, konfrontimet e drejtpërdrejta me të, ai ishte më i vështiri për tu mbuluar”.

“Mendoj se ka mundësi të madhe që ai së shpejti të bëhet më i miri në botë”.

“Ka disa pika që ai duhet të përmirësohet për t’u krahasuar me Messin dhe Cristiano Ronaldon, por ai po zhvillohet shumë shpejt”, përfundoi mbrojtësi. /Telegrafi/