Cleveland Cavaliers ka vazhduar me fitore në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë NBA.
E udhëhequr nga ‘Mbreti’ LeBron James, Cavaliers ka mposhtur Atlanta Hawks me shtatë pikë diferencë 121-114.
James shënoi 24 pikë, bëri 12 asistime dhe shtoi gjashtë kërcime e dy bllokada fantastike në këtë fitore.
Paraqitje të mirë kishte edhe Kevin Love me 25 pikë dhe Dwayne Wade që shtoi 19 të tjera.
Kyrie Irving shkëlqeu në fitoren e Boston me 36 pikë (Foto /Getty Images)
Tek Hawks më efikasi ishte gjermani Schroder me 27 pikë por duhet përmendur edhe paraqitja e mirë e turkut Ilyasova me 22 pikë.
Fitorja ndaj Hakws ishte e 10-ta radhazi për nën kampionët e NBA-së, derisa zënë pozitën e tretë në Konferencën Lindore.
Boston Celtics është rikthyer tek fitorja pasi ka mposhtur Philadelphia 76ers me 11 pikë diferencë 108:97.
Kyrie Irving ishte më efikasi me 36 pikë dhe Al Horford me 21 të tjera në fitoren e Celtics.
Ndërkohë tek mysafirët më efikasi ishte kroati Saric me 18 pikë dhe J.J Redick me 17 të tjera. /Telegrafi/
Rezultatet:
Atlanta Hawks : Cleveland Cavaliers 114-121
Boston Celtics : 76ers 108-97
Denver Nnuggets : Chicago Bulls 111-110
Portland Blazzers : Milwauke Bucks 91-103
Los Angeles Clippers : Utah Jazz 107-126

















