“Mbreti” James i pandalshëm, e dërgon Clevelandin në finale

E publikuar: 28/05/2018 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cleveland Cavaliers kanë arritur ta sigurojnë finalen e madhe të NBA pas fitores ndaj Boston Celtics.

Serie e fitoreve ishte barazuar në 3-3 dhe ndeshja e shtatë u zhvillua në TD Garden me Celtics si nikoqir.

Të udhëhequr nga LeBron James, Cleveland ka arritur fitoren e katërt në finalen e Konferencës 87-79.

LeBron James (Getty Images)

LeBron James ishte fantastik në këtë ndeshje me 35 pikë, 15 kërcime e nëntë asistime.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Jeff Green që shënoi 19 pikë e tetë kërcime, ndërsa JR Smith kontribuoi me 12 pikë të tjera.

Tek vendasit më efikasi ishte basketbollisti i ri Jayson Tatum që shënoi 24 pikë.

Kësisoj James me Clevelandin e tij kanë siguruar finalen e madhe të NBA.

Cavaliers në finale presin fituesin e çiftit Houston Rockets – Golden State Warriors ku seria në finalen e Perëndimit është 3-3. /Telegrafi/