Mbreti Abdullah, thirrje BE-së: Afrojeni Ballkanin pranë jush

14.02.2016 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Shtetet e dështuara, zonat e konfliktit dhe ndasitë fetare janë terrene pjellore për terrorizmin. Ky ka qenë thelbi i fjalimit të Mbretit Abdullah të Jordanisë, në Konferencën për Sigurinë që po mbahet në Mynih, ku monarku jordanez është ndalur edhe te Ballkani dhe sfida që ai po paraqet.

Ndërsa flet për rreziqet që paraqet grupi i Shtetit Islamik, të cilit ai i referohet me termin “DAESH”, Mbreti Abdullah thekson se mundja e tij në Siri dhe Irak është interes strategjik dhe i përbashkët.

Terrorizmi, të cilin ai e quan një kancer, ka nxitur dhunën dhe mungesën e humanizmit në kufij, ndërsa po josh individë në të gjithë botën. Sidoqoftë nuk mjafton fokusimi vetëm te “DAESH” në Siri apo Irak, ndërkohë që të tjera grupe terroriste forcohen në Afrikë dhe Azi.

“Është koha për një nivel të ri global veprimi”, thotë Mbreti Abdullah. “Dhe të gjitha vendet duhet të punojnë bashkë, si një aleancë e vërtetë globale”.

“Ne, si arabë dhe myslimanë, kemi përgjegjësinë dhe detyrën të jemi në krye të kësaj lufte, në krye të betejës kundër Islamit të jashtëligjshëm. Kjo është një luftë për të mbrojtur besimin, vlerat dhe të ardhmen tonë”, tha ai, raporton TopChannel.

E duke u ndalur tek Evropa, Mbreti Abdullah thotë se është thelbësore të mos injorohet sfida që paraqet Ballkani.

“Vendet me shumicë myslimane në Ballkan meritojnë mbështetjen tonë, në mënyrë që të parandalohet kërcënimi i terrorizmit. Këto vende janë vija kryesore e frontit në luftën kundër ekstremizmit, teksa janë gjithashtu linja e parë e mbrojtjes. Asgjë nuk mund të jetë më e kushtueshme për Evropën, sesa rritja e destabilitetit dhe ekstremizmit në Ballkan. Ndaj është thelbësore të goditen ekstremistët në të gjitha anët, që kërkojnë të mbjellin ndasi në këtë pjesë të Evropës”.

Sipas mbretit jordanez, sfida më e madhe sot është aftësia e disa eksponentëve, që të veshur me petkat e Islamit përfitojnë për të avancuar axhenda politike në Ballkan, që nuk janë në interes të Evropës.

“Kjo është diçka, që të gjithë së bashku duhet ta parandalojmë”, thotë Mbreti Abdullah, i cili në vijim bën apel për të drejtuar sytë nga vende si Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova.

Sipas tij, këto vende dhe të tjera në rajonin e Ballkanit, duhet të jenë pjesë integrale e arkitekturës së Evropës dhe shtylla të sigurisë dhe prosperitetit.

“Afrojini këto vende më pranë jush, si modele të bashkëjetesës, moderimit dhe tolerancës, në mënyrë që ato të bëhen linja e parë e stabilitetit të Evropës. Nëse nuk veprojmë tani, rreziqet vetëm do të rriten; nëse nuk veprojmë të bashkuar, do të humbasim mundësitë për sukses”, përfundoi ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes