Mbretëresha mund të ketë një të preferuar të ri.
“Mbretëresha e pëlqen Meghanin” i tha historiani David Starkey për Richard Eden të Daily Mail në një festë.
“Mbretëresha i bëri menjëherë ambasadorë atë dhe Harryn për punë të jashtme, që është e vetmja gjë për të cilën Mbretëresha interesohet me të vërtetë.”
Megjithë vlerësimin e favorshëm, Starkey tha se e kaluara e Markle si një aktore televizive amerikane është diçka kundër saj në sytë e familjes mbretërore.
Problemi është se ajo ka sjellë edhe famën me vete prej Hollywood, por Meghan nuk është e vetmja anëtare e Mbretërisë që është në qendër të vëmendjes.
“Diana po ashtu sillej si një person i famshëm,” tha Starkey, duke shtuar se ngjashmëria me vjehrrën e saj të ndjerë ka mundur ta tërheqë Princin Harry për ish-aktoren.