Mbrëmë u premtuan rreh 25 mijë euro dhe parcela nga Komuna e Gjianit, për kampusin e adoleshentëve autik

E publikuar: 03/04/2022 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë, në qytetin e Gjilanit u mbajt Gala Mbrëmja Humanitare në Ditën Ndërkombëtare për Autizëm, e organizuar nga Vjosa Foundation.

Synimi i kësaj mbrëmje ishte grumbullimi i fondeve për ndërtimin e një kampusi për adoleshentët autik.

Një nga format e mbledhjes së fondeve ishte edhe ajo përmes shitjes së skicave të personaliteteve të njohura, por edhe të skicave të miqve të themeluesit të këtij fondacioni Lulzim Behxheti. Këto skica u realizuan nga vet ai.

Aty u premtuan rreth 25 mijë euro fondacion, por edhe parcela për ndërtimin e këtij kampusi. Kjo parcelë u premtua nga komuna e Gjilanit.

Për më tepër, lexoni shkrimin e vet themeluesit të Vjosa Foundation Lulzim Behxheti, i cili i falenderoi të gjithë për pjesëmarrjen.

Postimi i plotë:

Pa miq nuk behet asgje, pa miq te vertete. Mbreme Gilani pati nderin te kishte mysafire nga gjith trevat Shqiptare.

Keta miq erdhen per te nderuar kauzen e Vjosa Foundation, te japin kontributin e vet per adoleshentet me autisem ne ndertimin e kampusit te pare. Rrugetimi eshte i rende dhe i gjate, por jo i pamundur.

Me Ju miq te vertete, do ta realizojme.
Ju falemnderohem nga zemra per Ju miq qe begatuat mbremjen tone me prezencen Tuaj.

Mbreme u tubuan/premtuan 24.565€ nga shitja e portreteve si dhe premtimin per parcelen nga Komuna e Gilanit. Portetet do te shiten ne vazhdimsi dhe per kte do te bejme njoftimin.

Ky fond do te sherbeje si gurethemel i qellimit tone ne te mire te adoleshenteve me autisem.

Por mbreme morem diqka me te qmueshme se eurot. Morem zemrat e te pranishmeve, audiences televizive dhe mbare Shqiptarise se jemi ne drejtim te duhur ne kte rrugetim te shejte per kauze te shejte. Zemra Shqiptare eshte e madhe dhe bujare.

Gilani ju don te gjithve.
Lulzim Behxheti