Mblidhet Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE

E publikuar: 01/11/2016 08:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Republikes se Kosovës ka bërë të ditur se Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Me këtë rast,  Komisioni  do të diskutojë lidhur me  përgatitjet për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet me datë 23-24 nëntor në Strasburg, si dhe propozimi i temave për diskutim gjatë këtij takimi.

Mbledhja  mbahet në sallën C- 301, duke filluar nga ora 11:00. Mediave iu lejohet të marrin vetëm pamje nga takimi.