Ministria e Drejtësisë ka mbledhur Grupin Koordinues Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje, ku e para e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se lufta ndaj dhunës në familje mbetet e pa kompromis.
Haxhiu kërkoi të ndërmerren veprime konkrete dhe rezultatet të jenë atë të cilat e dëshmojnë përkushtimin institucional në ngritjen e efikasitetit të institucioneve përgjegjëse, transmeton Klankosova.tv
Në këtë takim, grupi i kryesuar nga Koordinatorja Kombëtare, Nita Shala, adresoi pesë pika diskutimi, ku u raportua nga institucionet ërgjegjëse progresi drejt zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.
Më poshtë gjeni pesë pikat e plota të adresuara për diskutim nga Grupi Koordinues”
- U raportua nga institucionet përgjegjëse progresi drejt zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.
- Së bashku me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut, znj. Duda Balje, u diskutua mbi zhvillimet drejt hartimit të projekt-Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje;
- U raportua mbi punimet e Grupit të Përgjigjes Emergjente dhe hapave drejt krijimit të Komisionit Profesional që do të bëjë analizën e dakorduar nga anëtarët e Grupit të Përgjigjes Emergjente;
- U diskutua mbi databazën për mbrojtje nga dhuna në familje, rëndësinë dhe potencialin e saj si dhe
- Planifikimi i fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”.