Mbledhja e qeverisë sot në Vlorë, Rama sposton një pjesë të axhendës

E publikuar: 13/10/2017 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme kryeministri Rama ka planifikuar që të mbajë mbledhjen e qeverisë me 13 ministrat e tij në qytetin e Vlorës.

Po ashtu, ditën e djeshme u zbardh edhe axhenda e takimit dyditor në qytetin bregdetar, por seanca e shoqëruar dje me tension prej deputetëve të Partisë Demokratike bëri që Ruçi të shtyjë punimet për mëngjesin e sotëm.

Në këto kushte, Rama ka shtyrë një pjesë të axhendës së parashikuar, pasi punimet në parlament sot nisën në orën 08.30 sic u vendos dje nga kryeparlamentari Ruçi.

Sipas kësaj axhende kreu i qeverisë do të zhvillojë një vizitë në parkun arkeologjik të Butrintit, pas zhurmës së madhe mediatike që shkaktoi ndërtimi në këtë sit arkeologjik. Në këtë vizitë Rama do të shoqërohet edhe nga ministrat Kumbaro, Gjiknuri dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli./newsbomb.al/