Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit shtyhet sërish, tash për afat të pacaktuar

E publikuar: 05/04/2018 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shtyrjes së mbledhjes së paraparë për sot, që të mbahej ditën e premte (nesër), Kuvendi i Kosovës ka vendosur ta shtyjë edhe një herë mbledhjen e Kryesisë.

Tani nuk ka caktuar ditën e mbajtjes së saj.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për nesër, në orën 10:00, është shtyrë për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi./koha.net/