Mbi tre milionë fëmijë sirianë të moshës nën pesë vjeç jetojnë në konflikte ose nuk mund të jetojnë në kushte normale, theksohet në raportin e Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA) ka bërë një raport për nevojat humanitare në Siri për vitin 2017. Në raport thuhet se 2.9 milionë fëmijë sirianë të moshës deri në pesë vjeç jetojnë nën rrethana lufte.
Raporti paralajmëron se lufta po shkatërron gjeneratat e reja në Siri dhe se shëndeti psikologjik i fëmijëve është në nivel shumë shqetësues. Në vendin ku shtatë milionë fëmijë jetojnë në varfëri, 1.75 milionë fëmijë nuk do të mund të vazhdojnë shkollimin, ndërsa 1.4 milionë ndoshta do të detyrohen të ndërpresin shkollimin meqë çdo e treta shkollë në vend është e shkatërruar.
Nga 13.5 milionë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë humanitare, 5.8 milionë janë fëmijë. Një milion persona në Siri janë nën bllokadë, ndërsa 3.9 milionë jetojnë në rajonet ku vështirë arrihet. Në raportin theksohet se 6.3 milionë sirianë janë të shpërngulur të brendshëm.
Po ashtu, theksohet se nga fillimi i luftës në Siri, 50 për qind e banorëve janë detyruar të braktisin vendqëndrimin.
Vetëm në Turqi qëndrojnë 2.8 milionë sirianë. “Çdo muaj për shkak të konfliktit përmes formave të ndryshme të psikozës kalojnë 30 mijë persona”, theksohet në raportin e OCHA.
Nga viti 2011 kur filloi lufta, në Siri kanë humbur jetën 770 punonjës shëndetësie dhe 147 punonjës humanitarë.
“Njerëzit që ne i shpëtojmë sot, vriten të nesërmen”
Drejtori i Mbrojtjes Civile në Halep, Ammar Essalmo, në lidhje me situatën e qindra mijëra civilëve që ndodhen nën objektivin e sulmeve intensive të regjimit të Bashar al Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri tha se “Civilët dhe të plagosurit largohen nga një lagje në tjetrën. Njerëzit që ne shpëtojmë ditën e sotme, të nesërmen ato vriten”.Drejtori i Mbrojtjes Civile në Halep, Ammar Essalmo, në një audio regjistrim të dërguar nëpërmjet internetit gazetarit të AA-së i ka shpjeguar se në cilën situatë ndodhen civilët.
Duke theksuar se në Halep po përjetohet një fatkeqësi njerëzore të pa imagjinueshme, Essalmo ka theksuar: “Mijëra predha raketash dhe të topave kanë patur në objektiv ndërtesat, spitalet, qendrat e mbrojtjes civile, etj. Civilët dhe të plagosurit largohen nga një lagje në tjetrën. Njerëzit që ne shpëtojmë ditën e sotme, të nesërmen ato vriten. Në sulmet e fundit u shembën 2 qendra të mbrojtjes civile, u dëmtuan të gjitha mjetet e punës. Rusia dhe regjimi zhvillojnë mënyra të reja në vrasjen e njerëzve. Ato privojnë njerëzit nga shërbimet më themelore si ujë dhe energji elektrike. Ky nuk është vetëm faji i regjimit, Iranit dhe Rusisë. Ky është një faj i komunitetit ndërkombëtar. Këtu njerëzit jetojnë në mesin e zgjedhjes për zhvendosjen, urinë ose vdekjen”.