Me përfundimin e festave të fundvitit, bashkatdhetarët kanë nisur sërish rrugën drejt mërgimit.
Por, pritjet për të kaluar kufirin Serbi-Kroaci po zgjasin deri në gjashtë orë.
Kështu ka bërë të ditur një lexues për redaksinë e KlanKosova.tv, i cili ka dërguar edhe pamje nga kolonat e gjata të krijuara në kufi, ku mërgimtarët po presin.

















