Veton elshani-Photo- Alban Bujari-KOHA
Përfundon sot afati i aplikimit të qytetarëve për konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Këtë e bëri të ditur, për Ekonomia Online, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se i kanë konvertuar 6 mijë e 509 qytetarë.
Po ashtu, Elshani ka dhënë detaje për statistikat e konvertimit të patentë shoferëve nëpër komuna.
Tutje, në komunën e Leposaviqit 2 mijë e 18 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 576 patentë shoferë.
Kurse, në Zubin Potok janë konvertuar 961 patentë shoferë, kurse në Zveçan patentë shoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 177 qytetarë.
Pas përfundimit të këtij procesi, Elshani ka deklaruar se nga dita e hënë do të vazhdohet me gjobitje, të cilat sipas tij do të jenë në vlerë nga 500 deri në 1500 euro.
“Deri sot janë konvertuar 6 mijë e 509 patentë shoferë. Ka afat edhe nesër deri në orën 16:00. Pastaj, është fundjavë dhe do të vazhdojmë me vetëdijësim të qytetarëve, në rast se hasim në patent shofer paralel, e të cilat janë jo ekzistuese për ne. Nga e hëna në ora 8:00 çdo gjë do të funksionojë si në jug. ”, ka thënë ai.