Për shkak të ftohtit që ka kapluar Azinë Lindore kanë vdekur mbi 50 persona në Tajvan ndërsa janë bllokuar të paktën 60 mijë turistë në Korenë e Jugut.
Mediat tajvaneze raportojnë se vdekjet ndodhën si pasojë e rënies së papritur të temperaturave gjatë fundjavës.
Shumica e personave që e pësuan nga i ftohti në Tajvan ishin kryesisht të moshuar të cilët jetonin në Taipei, Taoyuan, si dhe Kaohsiung të cilët vdiqën nga hipotermia dhe sëmundjet kardiake.
Ndërkohë bora e madhe detyroi mbylljen e aeroportit në ishullin Jeju të Koresë.
Acari ka goditur edhe Hong Kongun Kinën dhe Japoninë Jugore,