Izraeli shtrin “situatën speciale të sigurisë” në të gjithë territorin
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka shtrirë “situatën speciale të sigurisë” të vendit në të gjithë territorin e Izraelit të shtunën vonë, sipas zyrës së tij të komunikimit.
Kjo i mundëson Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të ofrojnë udhëzime sigurie për civilët dhe të mbyllin vendet publike sipas nevojës për sigurinë, tha zyra e ministrit.
Një zonë “situate speciale sigurie”, brenda një rrezeje prej 80 kilometrash (48 milje) nga Rripi i Gazës, ishte krijuar më herët të shtunën”
“Sot pamë fytyrën e së keqes. Hamasi (organizata terroriste) ka nisur një sulm brutal kundër qytetarëve të shtetit të Izraelit – duke sulmuar burra, gra, fëmijë dhe të moshuar, pa dallim”, tha Gallant në një deklaratë.
“Hamasi do të kuptojë shumë shpejt se ka bërë një gabim – një gabim i rëndë dhe do të paguajë një çmim (të rëndë)”, tha ai.
22:02 – Blinkeni flet me Abbasin, i kërkon t’i dënojë sulmet kundër Izraelit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas.
Gjatë bisedës, Blinken e Abbas folën për sulmet terroriste kundër Izraelit, për të cilat i kërkoi që t’i dënojë.
“Unë kërkova që të gjithë liderët në rajon duhet të dënojnë këto akte të tmerrshme terrorizmi”, tha Blinken, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se pas sulmeve terroriste të Hamasit, Izraeli e ka të drejtën e plotë që ta mbrojë veten.
21:42 – Më shumë se 250 izraelitë të vdekur
Numri i izraelitëve të vrarë nga sulmet e Hamasit është rritur përsëri, me mediat locale izraelite që tani raportojnë se më shumë se 250 kanë vdekur.
Më herët, mediat në vend raportonin se 200 persona kishin vdekur.
Numri i personave të plagosur është rritur gjithashtu nga 1,100 në 1,452, ka thënë ministria izraelite e Shëndetësisë.
Ndërkohë, të paktën 232 palestinezë janë vrarë dhe 1,610 janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, tha ministria e shëndetësisë e zonës.
21:40 – Netanyhau: Ne do të marrim hak, por lufta “do të marrë kohë”
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta mposht Hamasin, por sipas tij, lufta “do të marrë kohë”.
Sipas Netanyahut, grupi militant ka vrarë gra, fëmijë dhe të moshuar, teksa i ka bërë përgjegjës për maltretimin e pengjeve të kapura.
“Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që e dëmton. Ajo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael. Ne do të marrim hak të fuqishëm për këtë ditë të zezë”, tha Netanyahu, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se më herët, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Izraelit dhe se këta të fundit e kanë të drejtën e plotë që ta mbrojnë veten.