Lajmet

Mbi 400 mijë lëndë të pazgjidhura në gjykata

16.06.2016 02:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbi 400 mijë lëndë të pazgjidhura në gjykata

Mbi 400 mijë lëndë gjyqësore vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura dhe njëkohësisht të patrajtuara, me arsyetimin e numrit të vogël të gjykatësve.

Zyrtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i lëndëve të pazgjidhur ka të bëjnë me kundërvajtje.

Ata thonë se rastet e natyrës korruptive, janë të kategorizuara si raste me prioritet në gjykata.

Zëvendëskryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Agim Maliqi, e pranon se numri i lëndëve të pazgjidhura në gjykata, është i madh dhe ato barten nga viti në vit.

“Sipas statistikave që janë gjeneruar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës rezulton të jetë një numër prej 417 mijë e 233 lëndë. Ky është një numër total i të gjitha lëndëve pa specifikuar natyrën e lëndëve të cilat janë trajtuar. Pra, ky është totali i të gjitha lëndëve që janë të pa zgjidhura”, tha Maliqi.

Maliqi thotë se problemi kryesor në grumbullimin e lëndëve është mungesa e resurseve njerëzore dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është duke u punuar në zvogëlimin e numrit të lëndëve të pa zgjidhura.

“Kemi filluar procedurën për rekrutimin e gjyqtarëve të ri në të gjitha nivelet: edhe për Gjykatën Themelore, gjithashtu edhe gjyqtarët për Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme. Kjo do të jetë ndoshta ajo mundësi që më shpejtë të zgjidhen lëndët të cilat tani janë në gjykata”, tha Maliqi.

Por, organizatat joqeveritare në Kosovë që monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë, konsiderojnë se krahas problemeve në vonesat e shqyrtimit të lëndëve në gjykata dhe prokurori, ka probleme edhe me kategorizimin e lëndëve, të cilat duhet të jenë me prioritet për shqyrtim.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, tha për Radion Evropa e Lirë se në këtë drejtim problemet janë evidente pasi që në gjykatat e Kosovës lëndët transferohen nga viti në vit.

“Pra problem mbesin lëndët të cilat trashëgohen nga viti në vit e të cilat janë të pazgjidhura ndër vite. Këto e ngarkojnë jashtëzakonisht sistemin gjyqësor dhe në këtë ndikon natyrisht edhe mungesa e një sistemi efikas të llogaridhënies që gjyqtarët thjesht t’i mbaj përgjegjës në ato raste kur ata nuk arrijnë që t’i përmbushin normat e tyre”, tha Musliu.

Musliu konsideron se me vonesën e zgjidhjes së lëndëve të cilat janë në gjykata, qytetarëve po u shkelen të drejtat elementare. Sipas Musliut, mekanizmat e drejtësisë duhet të marrin shembuj nga shtetet e rajonit për mënyrën se si e kanë kaluar këtë sfidë.

“Duhet një zgjidhje të bëhet nga ana e KGJK-së e cila do të duhej të kishte përkrahjen e Kuvendit të Kosovës për zgjidhje të një plani strategjik për reduktimin e lëndëve ndër vite. Në këtë rast do të duhej të merreshin modelet nga vende të tjera sië është emërimi i task-forcave të ndryshme”, tha Musliu.

Sipas shënimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjykatat me më së shumti lëndë të pazgjidhura janë gjykatat themelore në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Gjilan.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, në përgjithësi është kritikuar si një sistem i parregulluar dhe i pareformuar, dhe është akuzuar se është i korruptuar, transmeton rel.

Raportet e ndryshme qoftë ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të progresit, e cilësojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë si pak të besueshëm ndër qytetarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje