Mbi 300 mijë qytetarë do të dalin në protesta kundër kryeministrit Nikolla Gruevski – e gjithë Maqedonia në këmbë. Sipas portalit sky.mk në Maqedoni do të ndodhin demonstratat më të mëdha në historinë e këtij shteti që nga viti 1991.
Të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike dhe fetare, burra e gra, studentë e maturantë do të dalin në protesta dhe do ti bllokojnë rrugët duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Gruevski, i cili sipas opozitës, është i përfshirë në krim, korrupsion dhe vrasje të koordinuar me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Gruevski po gjendet “para një tërmeti katastrofal” për shkak se mban përgjegjësi politike dhe morale për vrasjen e tetë policëve në aksionin e fundit në Lagjen e Trimave në Kumanovë ndërsa 34 policë u plagosën. Për këtë fiasko të policisë së Maqedonisë duhet drejtpërdrejtë të japë llogari Gruevski e jo bashkëpunëtorët e tij të afërt.
Në këtë protestë gjithë popullore përveç dorëheqjes së kryeminsitrit do të kërkohet lirimi i të gjithë aktivistëve të opozitës të cilët mbahen në paraburgim për protestën e 5 majit. Protestat kanë për qëllim që lirshëm të amrrin frymë të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa pasur frikë nga regjimi totalitar i kryeministrit Gruevski i ndihmuar nga ish shefi i shërbimit sekret Mijallkov.
Protestat do të vënë në pikëpyetje edhe stabilitetin e shtetit, për këtë shkak Gruevski duhet urgjentisht të marrë vendimin e duhur e ajo është dorëheqje një minutë e më herët. Protestat do të fillojnë në ora 18.00 ku do të kërkohet dorëheqja e tërë qeverisë dhe formimi i një qeverie për demokratizimin e institucioneve.