Mbi 250 mijë armë pa leje në duart e kosovarëve

E publikuar: 10/12/2016 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka të dhëna se sa armë ilegale janë në duar të qytetarëve të Kosovës që nga viti 2014, kur ishte bërë një anketim.

Para dy vjetësh bazuar në të dhënat zyrtare, 260 mijë armë të paligjshme kanë qenë në pronësi të qytetarëve të Kosovës.

E në anën tjetër ky dikaster ka lëshuar vetëm 12 mijë leje për armë.

Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë kritikojnë institucionet gjegjëse duke thënë që nuk po e marrin seriozisht këtë problem, raporton KTV.

Plator Avdiu nga kjo qendër thotë se marrë parasysh numrin e madh të armëve ilegale, numri i konfiskimeve është shumë i vogël.

Policia e Kosovës shpeshherë ndërmerr aksione për konfiskimin e këtyre armëve, ku vetëm gjatë këtij viti rreth 1000 armë pa leje ka konfiskuar. Sipas tyre përdorimi i armëve bëhet më shumë gjatë festave. Deri në shtator të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 23 vrasje si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit.