Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani janë 25 mijë e 407 raste aktive me COVID-19 në vend.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2 mijë e 98 raste të reja, teksa janë shëruar 1 mijë e 614 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,403.
Ndërsa, deri më tani janë administruar gjithsej 780 mijë e 637 doza të vaksinës kundër COVID-19, ku prej tyre 518 mijë e 819 njerëz janë vaksinuar me dozën e parë kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 261 mijë e 818.
Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.




















