Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 13 ish-zyrtarëve të policisë në veri, ndërsa gjashtë prej tyre janë liruar nga akuzat.
Sipas Themelores, i akuzuari Z.S., është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim prej tri viteve, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Të akuzuarit M.M dhe J.D janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e dhjetë (10) muaj për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Të akuzuarit A.M, A.H, R.M, dhe R.K janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Më tej, bëhet e ditur se të akuzuarit Z.B., dhe A.P., janë dënuar me nga 1 vit e 8 muaj burgim për secilin për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Të akuzuarit V.T dhe B.L janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, bëhet e ditur se të akuzuarve iu llogaritet në dënimin e shqiptuar edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.
Po ashtu, të akuzuarve iu është shqiptuar edhe dënimi plotësues ku iu ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratë publike ose në shërbim publik, secilit veç e veç, dy vjet pas mbajtjes së burgimit.
“Në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale-së lirohen nga akuza të akuzuarit O.K, D.S, D.K, Z.R, B.T, LJ.V, për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve dhe provave materiale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi”.
“Për të akuzuarit Z.S, B.N, M.M, A.M dhe A.H, në kuptim të nenit 362 paragrafi 1, pika 1.1 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën II të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale Marrja e ryshfetit”.
“Në kuptim të nenit 362 paragrafi 1, pika 1.1 të të Kodit të Procedurës Penale për të akuzuarit O.K, R.M, D.S, D.K, J.D, Z.B dhe A.P , gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën IV të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale Marrja e ryshfetit”.
“Në kuptim të nenit 362 paragrafi 1, pika 1.1 të të Kodit të Procedurës Penale për të akuzuarit Z.R, R.K, V.T, B.T, LJ.V, B.M dhe B.L, gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën IV të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale Marrja e ryshfetit”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, ndaj të akuzuarit N.G., bëhet e ditur se është hequr masa e dorëzanis dhe të njëjtit i është kthyer shuma prej 15 mijë euro, bashkë me palujtshmërinë e marrë si hipotekë.

















