Mbi 23 mijë lëndë të pazgjidhura në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

E publikuar: 19/12/2016 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme edhe gjatë këtij viti është përballur me ngarkesë të madhe me lëndët dhe me një mori problemesh që e kanë vështirësuar punën në këtë gjykatë.Kryetari i kësaj Dhome, Sahit Sylejmani, theksoi se në fillim të vitit 2016 ishin pa u përfunduar nga vitet paraprake gjithsej 22,027 lëndë të të gjitha natyrave, kurse prej 3 janarit e deri më 16 dhjetor janë pranuar edhe 1,737 lëndë të reja që gjithsej në punë deri më tani janë 23 mijë e 764 lëndë.

Ndërsa, sipas tij brenda këtij viti janë zgjidhur vetëm 2,230 lëndë të të gjitha natyrave.

Ai tha se të gjitha këto lëndë të pa zgjidhura nuk mund të zgjidhen edhe 10 vjet, gjë që sipas Sylejmanit është shqetësuese.

Ai ngriti çështjen e mungesës së gjyqtarëve dhe mungesën e hapësirës për punë, si dhe mungesën e përkthyesve. /kp/