Mbi 23 mijë fëmijë lindën për dhjetë muaj në Kosovë

E publikuar: 16/12/2025 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për dhjetë muaj nga janari deri në tetor në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23 mijë e 209 lindje. Nga ky numër, 12 039 janë meshkuj, ndërsa 11 170 janë femra.

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit tetor 2025 janë regjistruar 2 269 lindje, të ndodhura si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe jashtë saj. Prej tyre, 1 163 janë meshkuj dhe 1 106 femra.

Sipas ASK-së, në muajin Tetor 2025 është shënuar rënie e numrit të lindjeve për rreth 9.6 për qind krahasuar me muajin Shtator 2025.