Të paktën 20 persona kanë vdekur e mbi 100 tjerë janë lënduar nga sulmi i armatosur që ndodhi në një koncert që po mbahej në Las Vegas, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Personi i armatosur ka shtënë me armë nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay, drejt njerëzve në festivaliin e muzikës që po mbahej.
Policia tha se i dyshuari, i identifikuar si banor vendas, është qëlluar dhe vrarë nga oficerët.
Nga Qendrat Mjekësore raportohet se vazhdojnë të trajtojnë personat e lënduar me plagë nga arma e zjarrit, ndërkaq 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shumë hotele pranë vendit të incidentit në Las Vegas mbeten të mbyllura.


















