Si pasojë e një rrjedhje gazi disa bombola gazi në një ëmbëltore në zonën e “Don Boskos” kanë shpërthyer pasditen e së dielës.
Për pasojë, siç është raportuar, 26 persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Traumës, ndërsa shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Dy prej punonjësve të ëmbëltores, të cilët kanë qenë brenda në momentin e shpërthimit, dhe një i tretë thuhet se janë në rrezik për jetën dhe të njëjtit gjenden në QSUT.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa ka lënduar edhe persona në rreze prej 100 metra, duke përfshirë këtu edhe ata përballë rrugës.
Gjithashtu, tre biznese në katin e parë dhe disa pallate në katin e dytë dhe të tretë të kësaj ndërtese kanë pësuar dëme të mëdha materiale, përcjell top channel.
Sipas dëshmitarëve, policia dhe zjarrfikësit menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa për të njëjtën nuk thuhet edhe për ambulancën, pasi këta të fundit janë vonuar
Policia ka marrë në pyetje pronarin e ëmbëltores që shpërtheu sot tek rruga “Don Bosko” në kryeqytet, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Traumës së bashku me të shoqen.
Burime të “Panorama Online”, kanë bërë me dije detaje nga dëshmia e Abdulla Dervishit, i cili ka shpjeguar edhe se si ka ndodhur ngjarja e rëndë që la dhjetra të plagosur.
Mësohet se në momentin e shpërthimit, çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke punuar si çdo ditë, por gruaja e cila ato momente ka pasur punë me bombulën e gazit, kur ka shkuar ta hapë, ka konstatuar se valvula ishte e fortë.
Pas përpjekjeve të kota për ta hapur, Paqesie Dervishi, ka thirrur të shoqin për ta ndihmuar, pasi diçka nuk shkonte.
Në këtë moment, mësohet të ketë thënë Abdullai, ai vetë është afruar për ta parë se çfarë kishte që nuk hapej dhe aty mendohet të ketë ndodhur edhe shpërthimi.
Nuk mbaj mend më asgjë”, ka thënë pronari i cili më pas e ka parë veten të shtrirë në rrugë duke marrë ndihmën e parë pasi forca e presionit e ka shtyrë disa metra larg vendit ku shpërtheu bombula.
Ai ka hedhur poshtë edhe pretendimet se në momentet e ngjarjes në lokal kishte qenë edhe vajza e tyre. Sipas tij, Jonida Dervishi ishte në shtëpi pasi është shtatzanë.
Emrat e 18 të plagosurve nga shpërthimi në “Don Bosko” janë:
1.Fadil Tuzi 28 vjeç
2.Edvin Lipo 30 vjeç
3.Kujtim Cani 50 vjeç
4. Xhemile Shani 62 vjeçe
5.Edlira Shqima 20 vjeç
6.Kristi Goreci 20 vjeç
7.Krenar Bega 38 vjeç
8. Olsi Beqiri 30 vjeç
9.Hendrit Marku 27 vjeç
10.Nebile Muhaedini 67 vjeç
11.Kladjo Marashi 18 vjeç
12.Enrik Hima 27 vjeç
13.Sabri Baruni 60 vjeç
14. Dhori Qirjo
15.Mateo Zoto 30 vjeç
16.Xheladbie Kulla 67 vjeç
17.Alfred Shani 67 vjeç
18. Evgjeni Bregu 48 vjeç