Sipas një raporti të fundit nga analisti i KGI Ming-Chi Kuo thuhet se para-porositë për Apple Watch kanë arritur në rreth 2.3 milion njësi.
Apple Watch është lëshuar për para-porosi të premten e kaluar dhe brenda minutave periudha e dërgesave rrëshqiti nga dita e nisjes për 4-6 javë, ndërsa vetëm pak më vonë kjo kohë ka rënë në qershor.
Apple është e thënë se në baza mujore prodhon prej 2 deri në 3 milion njësi të orës së saj, ndërsa prodhimi i orës ka filluar në mars.
Apple ende nuk kanë nxjerrë ndonjë shifër zyrtare mbi atë se sa njerëz e kanë para-porositur orën e saj. Pajisja do të dal në shitje në 24 prill.