Mbi 19 miliardë aplikacione janë shkarkuar në Play Store në tre mujorin e fundit të 2017-ës

E publikuar: 26/01/2018 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rritja e adoptimit të telefonëve inteligjentë në tregjet në rritje solli një rekord në Google Play.

Sipas një raporti të publikuar nga App Annie, numri i shkarkimeve në tre mujorin e katërt të vitit ishte 19 miliardë duke vendosur kështu një rekord të pa arritur më parë.

Si rezultat numri i shkarkimeve në Google Play është 145% më i lartë se në App Store të iOS.

Konkretisht numri i lartë i shkarkimeve erdhi nga India, Indonezia dhe Brazili të cilët zunë 10% të shkarkimeve totale.

Por çfarë janë duke shkarkuar këta përdorues? Raporti thotë se po shkarkojnë aplikacione lojërash, financash dhe personalizimi.

Aplikacionet e financave shënuan rritje edhe në iOS ndërsa investimi po bëhet çdo ditë e më shumë mobil.

Po në blerje aplikacionesh? iOS, siç ndodh zakonisht, udhëheq Google me një marxhinë të lartë ose 2 herë më shumë. Konsumatorët kanë shpenzuar 11.5 miliardë dollarë në aplikacione në App Store.

Shtetet e Bashkuara janë konsumatori numër 1. Gjermania ishte e treta në të dyja platformat. Vendin e dytë në iOS e zinte Tajvani ndërsa në Play Store Koreja e Jugut. /PCWorld Albanian