Së paku 150 persona kanë vdekur gjatë shtyrjeve në qytetin Mina, jashtë qytetit të shenjtë mysliman të Mekës, raporton Reuters.
Mbi dy milionë njerëz kanë kryer pelegrinazhin e tyre vjetor në këtë qytet të shenjtë myslimanë.
Televizioni i Arabisë Saudit, al-Ekhbariya, ka thënë se edhe 390 persona të tjerë janë lënduar, duke cituar zyrtarë të ushtrisë.