Mbi 130 mijë njerëz kanë humbur jetën në luftërat e ish-Jugosllavisë

E publikuar: 19/12/2016 08:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Koalicioni për KOMRA sot në Prishtinë organizon prezantimin publik të hulumtimeve të veta mbi humbjeve njerëzore dhe të objekte të ndalimit në kohën e luftërave në territorin e ish Jugosllavisë.
Përkrahja për themelimin e KOMRA-s dokumentimi i viktimave të luftës dhe i vendeve të ndalimit Koalicioni për KOMRA gjatë vitit 2016 ka bërë një përparim të rëndësishëm në dokumentimin e viktimave të luftës dhe të vendeve të ndalimit në periudhën prej vitit 1991 deri në vitin 1999, gjë që në mënyrë të drejtpërdrejtë i ndihmon rritjes së shanseve për themelimin zyrtar të Komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe rrethanave në të cilat së paku 130.000 njerëz kanë humbur jetën në luftërat në territorin e ish RSFJ-së.

Organizatat joqeveritare, Fondi për të Drejtën Humanitare, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Shoqata Drejtësia Tranzicionale, Përgjegjësia dhe Përkujtimi në B dhe H dhe Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale e kanë konstatuar identitetin dhe rrethanat e vrasjes të rreth 22.000 njerëzve dhe i kanë dokumentuar 600 vende të ndalimit të së paku 150.000 njerëzve, shtetas të B dhe H.

Tribunali i Hagës e ka vërtetuar identitetin e rreth 12.000 viktimave të krimeve të luftës.