Mbi 12 mijë fletëvotime të pavlefshme në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

E publikuar: 30/10/2017 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale janë vërtetuar një numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme. Sipas të dhënave të KSHZ-së numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme në rrethin e dytë është 12.282.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale KSHZ vërtetoi se kishte 44481 fletëvotime të pavlefshme. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është për 6 mijë më i madhe se në zgjedhjet lokale të vitit 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë, në këto zgjedhje lokale numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme paraqet 57.465, ndërsa numri i të vlefshmeve 1.448.622 fletëvotime.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar u evidentuan 38.712 fletëvotime të pavlefshme.