Që nga janari i vitit 2015 në Kosovë janë shuar 1106 biznese.
E që nga viti 2000 e deri në vitin 2015 arsyet se përse shuhen bizneset sipas Mehdi Pllashnikut nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë për shkak të mos zhvillimit të aktiviteteve dhe mos gjetjes së vetes në aktivitete të cilin është regjistruar biznesi.
Ndërsa kryetari i Odës ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, është shprehur se dukuria e shuarjes së bizneseve është duke u përcjell edhe në këtë vit, dhe se problemet ekonomike të vitit 2014 janë bartur edhe në vitin 2015.