Mbi 100 persona humbën jetën në aksidente në këtë vit

08.11.2015 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbi 100 persona humbën jetën në aksidente në këtë vit

Në dhjet mujorin e vitit 2015 në krahasim me atë të vitit 2014, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës janë shënuar rritje të aksidenteve të shumta ku edhe shpeshherë me pasoja në njerëz. Është tejet shqetësues fakti se për më pak se një muaj në aksidente trafiku humbën jetën 19 persona.
Sipas zyrtarëve policorë dhe njohësve të çështjeve të sigurisë kështu po ndodh për shkak të pakujdesit të ngasësve dhe joprofesionalizmit të tyre. Përveç tejkalimit të shpejtësisë, mosrespektimi i rregullave të komunikacionit, tentimet për tejkalim, shkak tjetër për aksidentet që kanë karakterizuar sidomos shtatorin, vlerësohet të jetë edhe kontrolli teknik jo i rregullt që u bëhet veturave.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, me gjithë numrin e madh të aksidenteve të kohëve të fundit, numri i aksidenteve me fatalitet në periudhën janar-tetor 2015 ka shënuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan zeri.info

Statistikat flasin se vjet nga janari deri në tetor janë regjistruar 89 aksidente fatale me 103 persona të vdekur derisa në periudhën e njëjtë të këtij viti, numri i aksidenteve fatale ka shënuar rritje në 93 aksidente me fatalitet ku kanë vdekur 105 persona.

Sipas të dhënave, në vitin e kaluar për dhjet muaj kanë ndodhur 13 mijë e 599 aksidente, derisa këtë vit 14mijë e 485 aksidente. Zyrtarët policorë vitin e kaluar kishin shqiptuar 27 mijë e 5868 tiketa për pjesëmarrësit në komunikacion, kurse këtë vit 260 mijë e 527 tiketa.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për “Zerin” se policia me njësitë relevante të saj rregullisht ka ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, veçmas në aspektin parandalues dhe veprues, duke zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve në funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ai ka theksuar se policia ka bërë fushata vetëdijesimi përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun.

“ Nëse i referohemi statistikave për periudhën e njëjtë kohore Janar-Tetor 2014/2015, numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar një rritje duke përfshirë edhe numrin e personave të vdekur si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Pra, krahasuar periudhën e njëjtë kohore ne aksidentet me fatalitet 2014/2015, kemi, katër (4) aksidente me shumë dhe dy (2) persona të vdekur më shumë se sa vitin e kaluar. Vlen të potencohet se muajt Shtator dhe Tetor 2015, kanë qenë mjaftë shqetësues dhe kanë ndikuar edhe në rritjen e përgjithshme të rasteve dhe personave të vdekur ne aksidente trafiku kur i shikojmë ne aspektin krahasimor me vitin paraprak (2014) ka potencuar Hoxha.

Ai ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat që dalin nga Ligji për komunikacionin rrugor, në mënyrë që t’iu shmangen aksidenteve dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni.

“Policia në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me Ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor”, ka thënë tutje Hoxha./ZËRI

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së