Mbi 100 milionë eurot e huaja të investuara në Kosovë që s’nxitën punësim (Video)

E publikuar: 17/09/2017 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 100 milionë euro janë investimet e jashtme që janë sjellë në vendin tonë, por që këto mjete nuk shkuan në sektorët që nxisin punësim.

Kjo shifër është mbi 54 milionë euro më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas.

Por, kjo rritje nuk po përkthehet në investime në sektorin që i duhet më së shumti vendit.

Portfolio më e madhe e investimeve po shkon në patundshmëri dhe në shërbimet financiare, raporton KTV.

Në Agjencinë për Investime dhe përkrahje të ndërmarrjeve shpresojnë që trendi i investimeve do të jetë pozitiv, megjithëse situata politike ka rritur frikën për ulje të investimeve.

Nga ana tjetër, profesori i ekonomisë në UP, Berim Ramosaj, rendit një numër arsyesh pse vendi ynë po vazhdon të ketë investime të vogla.

Shpresa më e madhe ishte te investimi në Brezovicë, i cili dështoi dhe ndërtimi i termocentralit të ri, por që nuk dihet ende e ardhmja e tij.