Mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë e 52 aksidente trafiku brenda 24-orëve

E publikuar: 29/11/2025 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar 1231 gjoba trafiku.

Në raport shtohet edhe se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, ku 26 kanë qenë me dëme materiale, dhe 26 tjera, me të lënduar.

Pos këtyre, njoftohet edhe se janë arrestuar 17 persona, ku 10 janë dërguar në mbajtje.