Fotografia tronditëse që shfaqë mbetjet e një kanguri që ngordhi në këmbë, tregon gjendjen alarmante në Australi sa i përket thatësisë.
Ngjarja e hidhur është rezultat i thatësisë shtetërore – në kohën kur New South Wales, kaloi në dimrin më të thatë ndonjëherë, transmeton Telegrafi.
Imazhin e ka shkrepur fermeri që merret me rritjen e kafshëve, Lem McLean i cili po e ka problem të kujdeset si duhet për gjedhet e tij.
“Kishte mbetur i paprekur – ende e kishte bishtin dhe qëndronte në dy këmbë. Nuk është normale, pasi kur një kafshë ngordhë, të tjerat e copëtojnë menjëherë”, ka thënë McLean.
Mirëpo, nxehtësi a lartë dhe thatësia, ka bërë që pjesët e trupit të kangurit të asgjësohen shumë më shpejtë.
Derisa kafshët e egra po kanë problem të pinë ujë dhe po qëndrojnë në barë të tharë, meteorologët thonë se kjo gjendje atmosferike do të vazhdojë edhe për një kohë.
Në Australi është shënuar korriku më i thatë që nga 2002, si dhe vjeshta më e thatë që nga vitit 1902.
Statistikat tregojnë se gjatë këtij vitit, ka rënë vetëm 20 për qind e shiut që bije për çdo vit. /Telegrafi/