Pas qëndrimit në një cep të rrugës dhe duke kërkuar nga të huajt një vend pune, një i pastrehë në Silicon Valley është “mbuluar” nga ofertat e punës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, David Casarez, një i diplomuar, kishte qëndruar duke mbajtur një shenjë që lexonte, “I pastrehu i uritur për sukses. Merreni këtë CV!”
Ai, siç thuhet më tej, gjithashtu shpërndante rezymenë e tij për shoferët në Mountain View, Kaliforni – ku Google ka selinë – dhe duke shpresuar që të bëjë një lidhje pune.
Casarez u shpërngul në Kaliforni disa muaj më parë, duke kërkuar një punë në industrinë e teknologjisë.
Kohët e fundit ai shpenzoi paratë dhe tha se duhej të krijonte diçka kreative për t’u vënë re.
Dhe ky veprim dhe sakrificë e tij u paguan.
Pasi një grua e shpërndau një fotografi të Casarez në mediat sociale, ai është përmbytur me njerëz që përpiqen ta ndihmojnë.
Kur u pyet se sa oferta për punë ai ka marrë, Casarez tha se ka mbetur pa fjalë: “Do të thosha se janë më shumë se 200 në këtë pikë”. /Telegrafi/