Lista Serbe do t’i japë përkrahjen e plotë ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit që ka të bëjë me themelimin e Gjykatës Speciale. Kështu ka bërë të ditur njëri prej përfaqësuesve të Listës Serbe, Dalibor Jevtiq. Sipas tij, themelimi i Speciale është në interes të ardhmërisë së mbarë qytetarëve të Kosovës dhe në interes të ndërtimit të besimit të ndërsjellë.
Deputetët që vijnë nga radhët e Listës Serbe do t’i japin mbështetjen e plotë në Kuvendin e Kosovës, themelimit të Gjykatës Speciale.
Kështu ka bërë të ditur për Tribuna Channel ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, njëri prej përfaqësuesve të Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës.