Kandidatja për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës nga radhët e PDK-së, Anisa Grajqevci, zhvilloi sot një takim me deputeten Ganimete Musliu, kryetarin Rrahim Tërnava dhe Safete Hadergjonaj. Në takim morën pjesë edhe qytetarë, familjarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Grajqevci falënderoi pjesëmarrësit dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të znj. Musliu dhe Hadergjonaj për të rinjtë dhe idetë e reja brenda partisë. Ajo vlerësoi gjithashtu përkushtimin e kryetarit Tërnava si mbështetje kyçe në fushatën drejt një Fushë Kosove më të mirë
Deputetja Musliu, e njohur për angazhimin e saj të pandërprerë në mbështetje të strukturave lokale të PDK-së, vlerësoi lart përkushtimin dhe idetë që Grajqevci po ofron për të ardhmen e komunës. Ajo shprehu besimin se kandidatja do të sjellë energji të re në Asamblenë Komunale dhe do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve.
Postimi i plotë:
Sot zhvilluam një takim të fuqishëm me zonjën deputete Ganimete Musliu, kryetarin z. Rrahim Tërnava dhe znj. Safete Hadergjonaj, ku morën pjesë edhe qytetarë, shoqëri dhe familjarë, të cilët i falenderoj sinqerisht për praninë e tyre.
Znj. Ganimete Musliu, një mbështetëse e vazhdueshme e Partisë Demokratike të Kosovës dhe e qytetit tonë, dëshmoi edhe njëherë gatishmërinë e saj për të përkrahur idetë dhe planet tona si parti dhe si kandidat për asamble komunale.
Po ashtu, znj. Safete Hadergjonaj dhe znj. Ganimete Musliu ndanë me ne përvoja të vlefshme dhe mbresa që kjo parti dhe ky vend kanë lënë gjatë gjithë viteve të angazhimit të tyre politik.
Falenderoj kryetarin z. Rrahim Tërnava për punën e palodhshme gjatë gjithë kësaj kohe, duke qenë krah i djathtë i imi dhe i të gjithë kandidatëve. Ai gjithmonë ka qenë në gjendje gatishmërie për të na përkrahur e për të na frymëzuar drejt një Fushë Kosove më të mirë.
Janë shembull dhe frymëzim për rininë dhe për shoqërinë tonë.
Faleminderit🫶
191✅
32✅


















