Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit. Gjatë këtij takimi, ai i ka njoftuar ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe për Programin për Pagesa Direkte.
Po ashtu, ministri Krasniqi i informoi ata edhe me kriteret lehtësuese që kanë aplikuar sivjet në këto dy programe, ku këto lehtësira përfshijnë edhe sektorin e prodhimit të qumështit, e që këto kritere sipas tij do të garantojnë rezultat.
Ministri Krasniqi, theksoi se grantet investive dhe subvencionet e dhëna për sektorin e qumështit kanë ndikuar që ky sektor të zhvillohet dhe avancohet e bashkë me këtë kjo mbështetje ka rezultuar në qëndrueshmërinë e këtij sektori.
Drejtuesit e Shoqatës kanë mirëpritur lehtësirat që janë bërë në këto dy programe dhe e falënderuan ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që MBPZHR-ja ka dhënë për ta. Ata theksuan se ky sektor ka potencial dhe po zhvillohet çdo vit, falë edhe përkrahjes së shtetit.