Llogaria e Facebook-ut të Ismail Morinës, i njohur si Ballisti, nuk shfaqet më.
Vetëm pak orë pasi i uroi mirëseardhjen këngëtarit serb Goran Bregoviç, në Korçë, Morina është zhdukur nga rrjetet sociale.
Sigurisht që ky në pamje të parë dukt si një sulm ndaj faqe së Morinës, nga të gjithë ata persona që kanë qenë kundër qëndrimit të tij në këtë situate, kur të gjithë artistët shqiptarë po revoltohen ndaj këngëtarit serb.
Ballisti reagoi pro ardhjes së Bregoviç në festën e Birrës. Ai shkruante në një status se nuk kishte asnjë problem muzika e tij, dhe se do të donte që të gjithë serbët të ishin si Brehovic.