Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti, se i ka çuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët.
Grenelli i reagoi Kurtit në një postim në rrjetin social X, duke thënë se kreu i ekzekutivit kosovar zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme.
“Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës.”
“Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden.” – shkroi Grenell.
Kritikat e tij për Kurtin vazhduan, duke i thënë se ai mbështeti Bidenin dhe Kamala Harrisin në zgjedhjet në ShBA, por megjithatë ai u kritikua sërish nga ta.