Gati dy orë mbas lajmit se ndër provat e sekuestrueme nga Policia e Kosovës në momentin e arrestimit të 3 nga 5 të dyshuemve për terrorizëm nji ditë ma parë u gjet helm, ka ardhë edhe përgenjeshtrimi nga avokatja dhe Policia e Kosovës.
Avokatja e njanit prej të arrestuemve për terrorizëm te liqeni i Badovcit, Sabrie Jashari, e mohon se ka thanë që përveç flamurit të ISIS, maskave dhe dorëzave, në çantën të arrestuemit asht gjetë edhe nji helm.
Jam keqkuptue, – ka shkrue ajo në nji SMS që citohet nga Radio Televizioni Publik i Kosovës.
Jashari nuk ka dhanë ma shumë detaje, mbasi në ato momente ishte në seancë gjyqësore.
Ndërkohë, edhe zadhanësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se në çantat e të arrestuemve nuk asht gjetë helm.
Përpos flamujve dhe simboleve të tjera të ISIS, nuk asht gjetë asnji sasi helmuese, – ka thanë Kelani.
Mbas dy orësh, avokatja dhe policia demantojnë gjetjen e helmit
NGA KATEGORIA