Real Madrid mposhti Villarrealin 2-0 në Estadio de la Cerámica, falë dy golave të Kylian Mbappé.
Francezi shënoi golin e parë në minutën e 47-të dhe dyfishoi rezultatin në minutat shtesë nga pika e bardh, duke e ekzekutuar vetë penalltinë.
Këto dy gola shënojnë golat e 20 dhe 21 për Mbappén këtë sezon, ndërsa kjo ishte humbja e dytë radhazi për Villarrealin në shtëpi.
Me këtë fitore, Real Madrid kalon në vendin e parë të tabelës me 51 pikë, dy më shumë se Barcelona, e cila do të luajë nesër ndaj Oviedos, skuadrës që mban vendin e fundit në LaLiga.

















