Mbahet takimi i parë mes Milanit dhe Juventusit për Bonuccin dhe Higuainin, bisedohet edhe për Caldaran

E publikuar: 24/07/2018 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan po vazhdon të punojë në dy fronte. Pasi largoi strukturën drejtuese të vjetër, ku i fundit kishte mbetur drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli, tashmë ka ardhur koha e përforcimeve.

Leonardo Bonucci kërkon largimin nga Rossonerët dhe kthimin te Juventusi.

Në mes është edhe synimi i Milanit për të nënshkruar me sulmuesin Gonzalo Higuain.

Gonzalo Higuain (Getty Images)

Por sot në takimin që Leonardo e kishte me Beppe Marottan dhe Fabio Paraticin në qendër të Milanos, erdhi një kërkesë tjetër.

Mattia Caldara është ai që pëlqehet nga Milani dhe e duan si shkëmbim me Bonuccin.

Leonardo Bonucci (Getty Images)

Sa i përket kalimit ttë Higuainit në Milan, kryesia e klubit kuqezi dëshiron që të bisedohet ndaras.

Milani me Juventusin bisedoi edhe për lojtarë si Sturaro, Rugani dhe Pjaca.

Në anën tjetër agjenti i Mattia Caldaras ka takuar Marottan dhe Paraticin, për tu informuar me të rejat.

Juventusi duket më i prirë që të largojë Daniele Ruganin drejt Chelseat, se sa mbrojtësin e ardhur nga Atalanta. /Telegrafi/