Mbahen homazhet për Fadil Vokrrin

E publikuar: 10/06/2018 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu siç ishte paralajmëruar në ora 12:00 filluan homazhet për ikonën e futbollit kosovar që ndërroi jetë të shtunën, Fadil Vokrrin.

Vdekja e Vokrrit tronditi mbarë opinionin shqiptar, sidomos sektrin futbolldashës.

Në ora 12:00 kanë nisur homazhet në Kuvendin e Kosovës që po mbahen nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Homazhet janë dukeu mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës, kurse ikonën kanë nderuar personalitete të shquara shqiptare.

Në ora 14:00 mbahet një mbledhje komemorative në kujtim të legjendës së futbolli kosovar që shërbeu edhe si kryetar i FFK-së.

Në ora 17:00 bëhet varrimi i të ndjerit, Fadil Vokrri. /Telegrafi/