May i mbijeton votëbesimit

E publikuar: 12/12/2018 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja britanike, Theresa May i ka mbijetuar votëbesimit të partisë së saj – Partisë Konservatore.

May ka marrë 200 vota, kurse 117 deputetë të partisë kanë votuar kundër saj.

Gjatë një takimi me deputetët, May ka thënë se nuk do të udhëheqë partinë e saj në zgjedhjet e reja, transmeton KTV.

Pas kësaj fitoreje, lidershipi i saj në krye të partisë qeveritare nuk mund të sfidohet së paku një vit.

Deputetë të partisë së kanë dalë kundër marrëveshjes së BREXI-it bashkë me deputetët në opozitë të Partisë Laburiste.