Maxhuni në SHBA thotë se Policia e Kosovës është e gatshme për Interpol e Europol

03.11.2015 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Maxhuni në SHBA thotë se Policia e Kosovës është e gatshme për Interpol e Europol

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga dy zyrtarë të lartë të stafit të tij, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i kësaj vizite është realizimi i disa takimeve zyrtare me përfaqësues të institucioneve policore, për ngritjen e bashkëpunimit policor në fusha të ndryshme.

Ndër takimet më të rëndësishme ishte takimi i realizuar ditën e djeshme me komisionerin e Policisë së New Yorkut, William Bratton dhe zëvendëskomisionerin për Inteligjencë dhe Kundërterrorizëm, John Miller.

Maxhuni falënderoi Bratton për mirëpritjen dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim me Policinë e Kosovës në fusha të ndryshme të zbatimit të ligjit.

Njëkohësisht drejtori Maxhuni njoftoi komisionerin Bratton se PK tashmë ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, përfshirë INTERPOL-in, EUROPOL-in etj.

Maxhuni ndër të tjera tha se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përkrahja nga Policia e New York-ut në këtë drejtim është e nevojshme, sepse do të ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe të gjitha llojeve të krimit, si në vend, rajon dhe më gjerë dhe se kjo mbetet ndër objektivat kyçe të PK-së.

Nga ana e tij komisioneri i New Yorkut, falënderoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për vizitën e tij dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në fushën e luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve kibernetike.

Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së New Yorkut, të dy krerët e policive u zotuan për vazhdimin dhe ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e zbatimit të ligjit.

Gjithashtu, drejtori i Përgjithshëm i PK-së dhe stafi i tij javën e kaluar ishin pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare të shefave të policisë (IACP) e cila u mbajt në Chicago të SHBA-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin