Mavraj kërkon huazimin, Koln e “bllokon”

E publikuar: 18/12/2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mërgim Mavraj është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të gjatë dhe tashmë ai është i gatshëm për të zbritur në fushë.

Gjithsesi, mbrojtësi i Këlnit nuk ka arritur të gjejë hapësira në skuadër dhe e përditshmja “Bild” i kushton një hapësirë të madhe situatës që po kalon lojtari kuqezi, i cili kërkon sa më shumë minuta për të qenë në formë gjatë Europianit të Francës. “Bild” shton se gjatë ditëve të fundit, agjenti i lojtarit ka diskutuar me drejtuesit e klubit rreth hipotezës për një huazim të mundshëm deri në fund të të sezonit, por Kolni nuk dëshiron ta humbasë duke e refuzuar menjëhërë këtë propozim.

Drejtori Sportiv, Jorg Schmadtke e bën të qartë se klubi e kupton situatën e Mavrajt por huazimi nuk është një çështje në diskutim. “Kemi shumë nevojë për të dhe Mërgimi duhet të punojë për të arritur formën më të mirë. “Në Shqipëri presin shumë prej tij por paraqitjet e Mavraj me Kombëtaren nuk varen vetëm prej faktit nëse luan ose jo këtu”, shton zyrtari i Këlnit, duke e bërë të qartë se mbrojtësi do të qëndrojë edhe gjatë merkatos së dimrit. 7 muaj më parë Mavraj u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale në gju për t’u rikuperuar plotësisht.